Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

Publikuar me datë:

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, thanë autoritetet. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës operacioni i koduar “Dosja 23” u realizua në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit në Zubin Potok, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet nuk dhanë më shumë detaje për këtë operacion.

Megjithatë, ai vjen pasi më 19 shtator u konfirmua, përmes analizës së ADN-së, se mbetjet mortore të tri viktimave të gjetura në varrezat masive në Zubin Potok, i përkisnin “Grupit të Intelektualëve”.

Më vonë, familjarët konfirmuan se njëri nga viktimat e identifikuara ishte Idriz Rrecaj.

“Grupi i Intelektualëve” përbëhej kryesisht nga qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët, sipas autoriteteve në Kosovë, ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

Në mesin e 23 personave të këtij grupi shqiptarësh kishte veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut.

Në gusht të këtij viti, autoritetet kryen gërmime në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut ku zbuluan tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 persona. Më pas, mostrat e mbetjeve të mortore u dërguan në Hagë të Holandës për identifikim përmes ADN-së.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pritet që në “javët në vijim” Kosova të pranojë rezultatet edhe për mostrat e tjera që u dërguan në Hagë për ekzaminim.

Varrezat në Zubin Potok u zbuluan pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte, sipas Prokurorisë Speciale.

Paraprakisht për këtë rast janë arrestuar katër persona, të identifikuar me iniciale J.R., M.J., R.K dhe M.B., të cilët janë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Që të katër ndodhen në paraburgim.

Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme./ REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

916 gjoba në një javë në Shkodër, nga shpejtësia te alkooli dhe përdorimi i celularit në timon

Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar qindra drejtues mjetesh...

Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Një incident ka ndodhur në një fshat pranë bazës...

Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një hotel në qendër të Shkodrës është përfshirë nga...

Në kërkim nga drejtësia italiane dhe kosovare, arrestohen dy persona në Shqipëri

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin ndërkombëtar të koduar...