Në kërkim nga drejtësia italiane dhe kosovare, arrestohen dy persona në Shqipëri

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke ndaluar në Tiranë dhe në Rinas dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.

Në Tiranë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi në Itali shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Ndaj tij, Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të vitit 2026 një urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, në Rinas u arrestua me qëllim ekstradimi në Kosovë shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.

Sipas të dhënave të autoriteteve, H. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe Kosovë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të dy shtetasve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related