Presion dhe largime arbitrare/ Punonjësit denoncojnë Endri Shabanin

Publikuar me datë:

Një “revoltë” e heshtur por e dokumentuar ka shpërthyer brenda institucionit të Avokatit të Popullit.

Një grup punonjësish i është drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe krerëve të komisioneve kyçe (Tabaku, Xhafaj, Manja), duke denoncuar atë që ata e quajnë degradim të paprecedentë të institucionit nën drejtimin e Endri Shabanit.

Pikat e “Nxehta” të Denoncimit Shkresa prej disa faqesh e dorëzuar me 7 maj, vizaton një panoramë të zymtë të menaxhimit të brendshëm. Shabani akuzohet për pezullime pa argumentim, dorëheqje të imponuara dhe zëvendësime të stafit jashtë procedurave të konkursit, duke goditur direkt meritokracinë.

Pezullimi i numrit dy të institucionit cilësohet nga stafi si një lëvizje destabilizuese dhe e pajustifikuar. Endri Shabani ka krijuar një klimë frike në institucion.

Punonjësit pretendojnë presion të vazhdueshëm psikologjik dhe urdhra që bien ndesh me ligjin për shërbimin civil.

Sipas denoncimit, institucioni ka pushuar së prodhuari rekomandime serioze. Dosjet e qytetarëve thuhet se janë mbledhur pirg, ndërsa fokusi është zhvendosur te “show” në rrjetet sociale dhe imazhi publik i drejtuesit.

Denoncuesit ngrenë shqetësimin se sektorë jetikë, si ai për të drejtat e fëmijëve, janë çorganizuar plotësisht përmes lëvizjeve të stafit pa asnjë kriter profesional. Po ashtu, ngrihet pikëpyetje e madhe mbi sigurinë e të dhënave sensitive të qytetarëve ankimues, të cilat po mblidhen në forma jo-standarde./ Publik.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...