Nga e hëna, 28 shtator, do të ndryshojë mënyra e qarkullimit në rrugën “Ura Dervishbeg”, pas përfundimit të fluksit të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit veror.
Sipas njoftimit, segmenti nga Sheshi “Perash” në drejtim të Parrucës do të funksionojë me një sens lëvizjeje.
Automjetet do të lejohen të qarkullojnë vetëm nga Sheshi “Perash” drejt Parrucës, ndërsa lëvizja në drejtimin e kundërt nuk do të lejohet.
Drejtuesit e mjeteve janë kërkuar të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse.

