Emri/ Goditja e grupeve që shpërndanin drogë në shkolla në Tiranë/ Rol të rëndësishëm dhe ish-polici

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë mësuar për operacionin e madh antidrogë në kryeqytet, ku 55 persona kanë rënë nën radarët e efektivëve për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Grupet kriminale funksiononin në të gjitha zonat e Tiranës.

Ndërkohë droga shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Shpërndarësit në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit.

Ferit Xhani (Luzi) kishte rolin e furnizuesit. Ai është i njohur për policinë, pasi është me precedent penal për drogë dhe plagosje, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Rol të rëndësishëm në këto grupe kishte edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Henaj, i përjashtuar përpara disa viteve nga uniformat blu, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim...

Maliq/ I rrëshqet makina dhe e zë poshtë, humb jetën 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku...