Shqipëria dhe Bjellorusia përplasen sonte në një përballje të vlefshme për Nations League. Pak çaste më parë janë zbardhur formacionet zyrtare, ku të dyja skuadrat kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Tekniku i kuqezinjve, Maran, ka vendosur të hedhë në lojë formacionin më të mirë të mundshëm, duke qenë se bëhet fjalë për një takim me shumë peshë. Takimi starton në orën 20:45 dhe do të drejtohet nga gjyqtari anglez Barrott.

