Qarku Kukës nën reshje shiu e bore, gurë e dhera në disa akse rrugore

Publikuar me datë:

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të moderuar.

Gjatë orëve të natës, në disa akse rrugore është evidentuar prani gurësh dhe dherash, të shkaktuara nga reshjet. Gjatë mëngjesit të sotëm, prezencë inertesh është konstatuar në akset e Shishtavecit, Valbonës, Qafës së Malit dhe Bushtricës.

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në këto akse, duke bërë të mundur largimin e gurëve dhe dherave nga rruga.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet për akse problematike apo pengim të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, në bashkinë Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Reshjet kanë përfshirë kryesisht bjeshkët e Markofçës, ku vijojnë të qëndrojnë banorë në stane.

Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e të borës kanë sjellë një panoramë tipike vjeshtore në zonën e Kukësit, ndërsa shërbimet e mirëmbajtjes vijojnë të monitorojnë akset rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon për të ngrënë një vakt jashtë

Të hash në një restorant me çmime të ulëta...

Operacion i befasishëm i SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në disa zona të vendit, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Bledar Cafi, si dhe u ushtruan kontrolle për lokalizimin e Endrit (Indrit) […]