Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së premtes në lagjen “Agios Panteleimona” të Athinës, ku një sulm me armë zjarri drejtuar ndaj një lokalizmi ka lënë të plagosur një fëmijë të mitur.
Rreth orës 23:50 sipas orës lokale greke, një automjet me katër persona të panjohur iu afrua një kafeneje në rrugën “Agorakritou” nr. 32 dhe hapi menjëherë zjarr në drejtim të saj. Si pasojë e të të shtënave, një vajzë rreth 10 vjeç mori lëndime në këmbë. Autoritetet vendore po hetojnë nëse dëmtimi u shkaktua drejtpërdrejt nga plumbat apo nga mbetjet e sendive të dëmtuara nga breshëria e plumbave.
Në momentin e sulmit, në ambientet e kafenesë ndodheshin 10 persona, të gjithë me kombësi shqiptare. Nëna e fëmijës, po ashtu me origjinë shqiptare, nuk priti mbërritjen e ndihmës së shpejtë, por e transportoi vetë menjëherë vajzën e saj drejt Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për marrjen e kujdesit mjekësor.
Pak kohë pas ngjarjes, forcat e policisë gjetën një automjet të djegur në një zonë pranë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë atentatit. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë sulm.

