Një grua që kishte akuzuar Jay-Z-në për abuzim seksual kur ajo ishte 13 vjeç, ka pranuar tani publikisht se pretendimet e saj nuk ishin të vërteta.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ngriti një padi në vitin 2024 duke deklaruar se ishte droguar dhe abuzuar nga Jay-Z, i njohur me emrin e lindjes Sean Carter.
Në një deklaratë të dorëzuar të enjten në lidhje me rastin, ajo shkroi: “Jay-Z nuk më ka përdhunuar kurrë. Unë nuk e kam takuar ose folur kurrë me z. Carter. Z. Carter nuk ka shfaqur kurrë ndonjë sjellje të papërshtatshme ndaj meje.”
Gruaja, e cila në dokumentet gjyqësore përmendet me pseudonimin Jane Doe, shtoi gjithashtu: “Akuzat e mia se z. Carter dhe z. Cobbs më përdhunuan ndërsa një personazh i tretë i famshëm më shikonte janë të rreme. Nuk ka të vërteta në asnjë nga akuzat e mia kundër z. Carter.”
Jay-Z kishte mohuar me vendosmëri akuzat, duke i cilësuar ato si “përpjekje shantazhi” dhe i kishte përshkruar si “akuza të pabaza, të sajuara dhe skandaloze”.

