Berisha: “Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë. Duhet ndërhyrje e menjëhershme! Ripërtëritja e PD është jetike për vendin”

Publikuar me datë:

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, në një takim në Elbasan, u shpreh se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha sociale dhe ekonomike, duke e përshkruar situatën si “një të sëmurë në sallën e urgjencës” që kërkon veprim të menjëhershëm.

Teksa mori fjalën në aktivitetin “Foltorja e Ripërtëritjes” të PD-së, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim. Sipas tij, burimet e vendit janë shndërruar në përfitime personale të pushtetarëve, ndërkohë që qytetarët vuajnë probleme të theksuara në sektorë si shëndetësia dhe arsimi.

“Janë shndërruar në parajsë për qeveritarë të pangopur dhe hajdutë, të cilët në mënyrë identike me ata që shtypën shqiptarët 46 vite, urrejnë qytetarin”, tha Berisha.

Ai më tej e ndërlidhi gjendjen në vend me domosdoshmërinë e procesit të “Ripërtëritjes” brenda Partisë Demokratike, duke e parë këtë proces si të rëndësishëm për ndryshimet që kërkon opozita.

“Sirenat e nevojës për rithemelimit të Shqipërisë bien në të katër anët e vendit. Shqipëria realisht ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës. Ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ndaj dhe ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu vlerësoi rezistencën e mbështetësve të opozitës, të cilët, sipas tij, i kanë bërë ballë presioneve, shantazhit, akteve të dhunës dhe ndalimeve.

“Pa ju, pa qëndresën tuaj, pa guximin tuaj, ky regjim nuk ishte i shpërbërë në të sotmen”, tha ai.

Në përfundim të fjalimit, ai theksoi se fitimi i opozitës është “domosdoshmëri”, duke i nxitur demokratët të vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim.

“Demokratët, populli opozitar pret fitoren. Shqipëria pret me padurim fitoren e opozitës. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe ndaj vendit. Ky është motivi i jashtëzakonshëm për ne”, përfundoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tërheq padinë ndaj Jay-Z: “Akuzat për abuzim ishin të rreme”

Një grua që kishte akuzuar Jay-Z-në për abuzim seksual...

Facebook gjobitet 10.5 miliardë dollarë

Një juri në shtetin e New Mexico ka arritur...

Spahiu: Spitali i Shkodrës drejt profilit universitar

Ministrja e Shëndetësisë vizitoi Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe...

Spanjë/ Alpinisti britanik humb jetën pas rënies nga 60 metra lartësi

Një alpinist britanik 28-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë...