Këshilli Bashkiak i Shkodrës miraton riorganizimin: Dukagjini dhe Velipoja qytete të reja administrative

Publikuar me datë:

26 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar qëndrimin në favor të riorganizimit të territorit të bashkisë, në kuadër të projektligjit për ndarjen e re administrative-territoriale.

Nëse ndryshimet marrin miratimin përfundimtar në Kuvend, territori i Bashkisë Shkodër parashikohet të përfshijë edhe dy qytete të reja administrative, Dukagjinin dhe Velipojën. Administrimi i tyre do të bëhet përmes zëvendëskryetarëve të bashkisë.

Procesi është shoqëruar me debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar propozimin, duke e cilësuar atë si një nismë të Partisë Socialiste. Sipas tyre, riorganizimi synon uljen e numrit të bashkive në vend, nga 61 që janë aktualisht në 46.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazetari zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë informacione...

Zjarri në Borizanë, digjet sipërfaqja me pemtari

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë në zonën e Krujës, duke përfshirë sipërfaqe me pemëtari. Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për të izoluar dhe shuar flakët, me synim të ndalojnë përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Nuk janë bërë ende të ditura arsyet që çuan […]