Zjarri në Borizanë, digjet sipërfaqja me pemtari

Publikuar me datë:

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë në zonën e Krujës, duke përfshirë sipërfaqe me pemëtari.

Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për të izoluar dhe shuar flakët, me synim të ndalojnë përhapjen e zjarrit në zona të tjera.

Nuk janë bërë ende të ditura arsyet që çuan në shpërthimin e zjarrit në Borizanë.

Gjatë gjithë ditës së sotme, në rajonin e Krujës janë regjistruar disa vatra zjarri, duke vënë në gatishmëri ndërhyrjen e zjarrfikësve për t’i neutralizuar ato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related