Salvadore Aliu u arrestua në Rusi, policia njoftim zyrtar, ja veprat penale për të cilat akuzohet

Publikuar me datë:

Salvadore Aliu, 51 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Rusi në kuadër të një operacioni të zhvilluar për kapjen e personave të kërkuar për vepra të rënda penale.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe veprimtari të organizuara kriminale. Aliu ishte shpallur në kërkim pasi në qershor të këtij viti Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në të njëjtin operacion, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur edhe arrestimin në Itali të një tjetër personi të kërkuar ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për Alok Mittra, 47 vjeç, i dënuar më herët me 15 vite burgim nga GJKKO për përfshirje në një grup kriminal që dyshohet se organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Arrestimet janë realizuar falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me strukturat homologe në Rusi dhe Itali, ndërsa procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Shqipërisë vijojnë.

Si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Moskës dhe Interpol Romës, gjatë këtyre 2 fazave të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht:

-S. A., 51 vjeç, i kapur në Rusi, të cilit, në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

-Alok Mittra, 47 vjeç, i kapur në Itali, të cilin, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili për 6 muaj në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e kundërligjshëm të kufirit, të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri, nga Dubai, dhe nënshkruanin kontrata pune fiktive për t’u pajisur me leje qendrimi. Sapo pajiseshin me këtë dokument, ata niseshin drejt shteteve të BE-së. Gjatë itinerarit të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Alok Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre.

Në bashkëpunim me homologët në Moskë dhe në Romë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...

Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Autoritetet italiane kanë ndaluar Alok Mittra, 47 vjeç, i...

Kombëtarja bashkohet e plotë/ Maran nis përgatitjet me të gjithë lojtarët në dispozicion

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me të gjithë grupin e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa ndajnë vetëm tre ditë nga sfida e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Tiranë. Kombëtarja rikthehet e plotë në stërvitje Trajneri Rolando Maran ka në dispozicion komplet listën e futbollistëve të thirrur, por përjashtim bën […]

40 vjet pas Çernobilit/ Italia rikthehet te energjia bërthamore, nis rrugën për ndërtimin e centraleve të reja

Senati i Italisë i dha të mërkurën miratimin përfundimtar ligjit që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore në vend. Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime. Votimi shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të përmbushur […]