70 thirrje me zë e video të nisura nga Hyseni në drejtim të Agasit / Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta

Publikuar me datë:

Por si dolën lidhjet e Ergys Agasit me Vlora Hysenin. Bëhet fjalë për veprimet hetimore që SPAK ka kryer më datë 20 korrik të këtij viti, në ambientet e “Equos Resort” Tiranë, ku u sekuestrua automjeti i Ergys Agasi, brenda të cilit u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Syri tv ka mësuar se, gjatë seancës gjyqësore kur i rivlerësua masa e sigurisë ndaj biznesmenit kontravers ai ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenin organet Prokurorisë së Posaçme.

Ndërsa Vlora Hyseni u pyet më 18 shtator të këtij viti si person në dijeni nga SPAK, pesë ditë pasi ky organ kishte zbritur në gjykatë kërkesën për arrestimin e saj. Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, por ka ngritur alibinë se ai i ka ofruar “bashkëpunim”. Hyseni mohoi takimet fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit, dhe është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara.

SPAK dyshon se Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e “bashkëpunëtorit” por përkundrazi, është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë.

Komunikimet mes dyshes janë periodike (të përditshme) dhe i tejzgjatur në kohë, duke përfshirë jo vetëm telefonata të thjeshta por dhe telefonata me video dhe dërgime-marrje fotosh e videosh. Kjo rrëzon alibinë e bashkëpunëtorit të pretenduar nga deklarimi i kryeagjentes Hyseni. Vetëm në dy muaj, konkretisht nga data e arrestimit të Ergys Agasi, nëpërmjet aplikacionit “Signal”, janë regjistruar në total 70 thirrje me zë apo video të nisura nga Vlora Hyseni në drejtim të Agasit

Rreth 17 janë thirrje humbura, 28, thirrje pa përgjigje, 25, thirrje dhe thirrje të refuzuara.

Në total janë të ruajtura në telefonin e Ergys Agasit 508 forma komunikimi

Për tu rikthyer tek qëndrimi i Hysenit, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related