Aksidentet mbushën spitalin e Shkodrës, shefi urgjencës: Çdo ditë nga një aksident

Publikuar me datë:

Spitali i Shkodrës ka pritur fluks të lartë vizitash gjatë verës, teksa sipas mjekëve patologjitë kryesore kanë qenë ato nga aksidentet rrugore. Shefi i urgjencës Ardian Dajti tregon se në Shkodër është regjistruar më shumë se një aksident në ditë, ndërsa numër i madh prej pacientëve kanë qenë turistë të huaj.

Sezoni veror ka prodhuar një fluks vizitash në repartin e urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës. Një gjë e tillë pohohet nga shefi i këtij reparti, mjeku Ardian Dajti.

Ai tregon se aksidentet kanë qenë të shumta, teksa në ditë janë regjistruar deri në 220 vizita. Sipas tij, sezoni veror ka qenë më i ngarkuari në vitet e fundit, për sa i përket numrit të vizitave.

Mjeku tregon se turistët e huaj kanë qenë pacientët kryesorë në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related