Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e Vlora Hysenit nga posti i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Konfirmimi për këtë vendim vjen nga gazetarja Klodiana Lala.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Kujtohet se vetëm pak orë më parë, ndaj Vlora Hysenit u ngritën dy akuza të rënda nga SPAK: përkrahje të autorit të krimit dhe zbardhje të sekretit hetimor. Sipas hetimeve, këto akuza lidhen me çështjen e skandalit të AKSHI-t.
Menjëherë pas publikimit të këtyre akuzave, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Hysenit nga detyra.

