Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë.
Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit.
Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e pesë viktimave nga sulmet izraelite.
Shifrat janë bërë publike nga Al Jazeera, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në Gaza theksojnë se bilanci mund të ndryshojë për shkak të procesit të verifikimit dhe përditësimit të të dhënave.

