Ambasadorja e BE-së takohet me kreun e SPAK, rikonfirmon mbështetjen për institucionin

Publikuar me datë:

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, zhvilloi një takim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se gjatë këtij takimi u përsërit mbështetja e BE-së për një SPAK të pavarur dhe të efektshëm.

Bisedimet u përqendruan kryesisht në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, çështje që BE-ja i vlerëson si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së.

Ambasadorja Moreira de Sousa nënvizoi gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme.

“Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, u shpreh ambasadorja.

Ajo vuri në dukje se përparimi konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet vendimtar për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbi 2 ton kokainë kapen në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar në bordin e velierës

Një operacion i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë...

Shllaku kritikon konsultimet publike të Bashkisë Shkodër: “Tallje me qytetarët, jo konsultim”

Këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Glorja Shllaku, ka kritikuar mënyrën...

Japoni/ Tajfuni vendin, aktivizohen alarmet e evakuimit në Tokio

Japonia ka ngritur alarmet emergjente në Tokio dhe në...