Një mënyrë e re për grumbullimin e mbetjeve po zbatohet në zonën e Zdrales në Shkodër.
Në kuadër të skemës së re, banorët dhe bizneset duhet t’i nxjerrin mbetjet pranë banesave apo ambienteve të tyre, ku do të mblidhen derë më derë çdo ditë në orën 15:00.
Bashkia u kërkon qytetarëve dhe subjekteve të respektojnë orarin e përcaktuar, me qëllim që procesi i pastrimit të jetë sa më i rregullt dhe hapësirat e përbashkëta të mbahen të pastra.

