U inaugurua vetëm 10 ditë më parë/ Shembet ura, kushtoi 40 mln lekë. Banorët e fshatit Ketë në Klos mbeten të izoluar

Publikuar me datë:

Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më parë nga bashkia e qytetit. Për rrjedhojë, banorët kanë mbetur të izoluar, pasi kjo urë lidhte fshatin Ketë me Rrugën e Arbrit, duke pamundësuar kështu edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.

Ndërtimi i kësaj ure u kërkua me ngulm nga banorët e fshatit në dhjetor të vitit 2025, ndërsa punimet u realizuan nga kompania “Bajrami N sh.p.k” me zotëruese Anduena Bajramin, kurse për mbikëqyrjen e punimeve Bashkia Klos kishte kontraktuar kompaninë “TRIANGLE” me zotërues Zenulla Mehmetin.

Në total ndërtimi i urës së fshatit Ketë ka kushtuar rreth 40 milionë lekë, ndërsa shembja e saj ngre pikëpyetje të mëdha për procesin e kolaudimit të saj dhe për përdorimin e parave publike.

Po ashtu, kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola e ka cilësuar ndërtimin e urës në fshatin Ketë një investim me vlerë për komunitetin, ku përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ditën e përurimit, garantonte infrastrukturë më të sigurt dhe funksionale që do të përmirësonte jetën e banorëve.

Por ky postim u fshi menjëherë, pas shembjes së urës 3 ditë më parë, ndërsa fakti vijon të mbetet përtej algoritmeve të rrjeteve sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme. Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia […]