Vrasja e Ferdinant Hotit në Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe e fejuara e tij

Publikuar me datë:

PADOVA OGGI

Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, kanë nxjerrë një pistë të re të mundshme: atë të shpërndarjes së drogës.

Siç raportojnë gazetat, hipoteza e re ka dalë nga hetimet e karabinierëve të Miranos për një çështje tjetër: një operacion antidrogë ndaj një banori të Spinea-s, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me të shtënat që ndodhën në Mirano më 1 korrik.

Hetimi dhe arrestimi për shpërndarje droge

Një operacion antidrogë i zhvilluar paralelisht me hetimet për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, të cilët ndodhen tani në burgun e Padovës me urdhër të gjyqtarit.

Prej kohësh, forcat e policisë e mbanin Makajn nën vëzhgim. Një kontroll i parë në apartamentin e tij në Spinea nuk kishte dhënë rezultate. Megjithatë, hetimet kishin krijuar dyshimin se burri shpërndante dozat e drogës duke ndaluar me monopatinën e tij përpara makinave të klientëve që ishin të parkuara.

Për këtë arsye u krye një kontroll i ri, këtë herë në banesën e të dashurës së tij, në rrugën Don Minzoni në Mirano, me mbështetjen e njësisë kinologjike.

Karabinierët gjetën 800 gramë hashash, rreth 200 gramë kokainë dhe 2 mijë euro në para të gatshme.

Të shtënat në Mirano

Nga sa ka dalë në hetime, Eris Makaj mund të jetë i afërm i Luigji Makajt, 44 vjeç, i arrestuar korrikun e kaluar për tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit në Mirano, së bashku me bashkëqytetarin e tij shqiptar Amiol Gjoka, 39 vjeç.

Viktimë ishte një 25-vjeçar, i cili me shumë gjasë ishte i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës së Makajt dhe po përpiqej të largohej prej tij.

Lidhjet me vrasjen e Hotit janë ende vetëm hipotetike, por hetimet vazhdojnë duke marrë në konsideratë edhe këtë pistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme. Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia […]