“Një bisedë imagjinare me Mbretin Gent” – intelektualja shkodrane kërkon monumentin e mbretit ilir në hyrje të Shkodrës

Publikuar me datë:

Intelektualja shkodrane Zenepe Dibra ka ndarë një reagim me tone historike dhe qytetare, përmes të cilit ngre shqetësimin për mungesën e një monumenti kushtuar Mbretit Gent në hyrje të Shkodrës.

Në një tekst të konceptuar si një “bisedë imagjinare” me mbretin ilir, Dibra shprehet se Shkodra duhet të ketë një simbol që t’u tregojë banorëve dhe vizitorëve historinë ilire të qytetit.

Ajo sjell në vëmendje lidhjen e Gentit me Shkodrën dhe kalanë e saj, përmend përplasjet me Romën dhe trashëgiminë që lidhet me emrin e tij, duke argumentuar se një monument do të shërbente edhe si mënyrë për t’i njohur brezat e rinj me historinë.

Sipas saj, në hyrje të Shkodrës sot ndodhet një “çelës” që, sipas saj, nuk përcjell qartë historinë apo identitetin e qytetit.

Dibra shkruan se ekziston një projekt dhe se ka skulptorë të talentuar e mbështetje nga intelektualë dhe qytetarë, por pretendon se iniciativa nuk ka marrë miratimin e institucioneve përgjegjëse.

Në reagimin e saj ajo sjell edhe shembullin e monumentit të Teutës në aksin Shëngjin–Velipojë, duke thënë se vizitorët që ndalojnë aty tregojnë interes dhe krenari për trashëgiminë ilire.

Në fund, Zenepe Dibra shprehet se do të dëshironte ta shihte një ditë monumentin e Mbretit Gent të ngrihej në hyrje të Shkodrës, ndërsa për momentin, siç shkruan ajo, “kënaqet me pamjen imagjinare” të krijuar me inteligjencën artificiale.

Postimi:
NJË BISEDË IMAGJINARE ME MBRETIN GENT!

I NDERUAR MBRETI ILIR GENT!

As e kisha imagjinuar të bisedoja me Ju për një problem që ka të bëjë me nderimin tonë ndaj jush, që e dëshirojmë por nuk na realizohet. Ju nuk mund të bëni asgjë por ne duam të bëjmë për ju! Ju nuk na kërkoni nderim por është në nderin tonë tju nderojmë ju. Shkodranët dhe populli shqiptar të njohin nga leximet e librave, historitë tuaja të luftës dhe të paqes, të qetësisë dhe mjekësisë tuaj të dobishme. E dimë që rezidencen e keni patur në kalanë e Shkodrës dhe Medunit. Ju që jeni lavdija jonë e parë, gjaku jonë ilir ne duam të kemi në hyrje të Shkodrës për t ju treguar të gjithëve se kush ishit ju, sa luftuat me romakët, pse u thyet, ku ishte mbretëria yte, çfarë bëtë Ju për mjekësinë popullore duke i dhuruar popullit bimen e famshme “Gentiana”. Po si ka mundësi që edhe armiku i jonë i ilirisë, të atyre kohëve, Roma të nderoi që edhe pse të mundi, të mori rob me familjen, të mori pasurinë por nuk të la pa varr. A e dini se sot tek ne edhe shumë personalitete të famshme shkodrane nuk kanë varr sepse vetë ne prodhojmë armiq më të mëdhej se sa armiku i jonë. Pra ne nuk duam varrin tand por duam lavdinë tande ta ngrejmë në monument ja aty në fillim të Shkodrës që kushdo kush vjen në qytetin tonë të njohin mbretin tonë dhe lavdinë e tij. Duam tu tregojmë fëmijëve, të rinjëve kush ishit Ju, ku fillon origjina jonë ilire.

Dhe kush qëndron në hyrje të qytetit tonë, në hyrje të Shkodrës? Një çels i shëmtuar” që nuk dimë t ju spjegojmë jo vetëm shkodranëve por as të huajve çfarë përfaqëson, çfarë tregon, si e ka lidhjen me Shkodrën.

Më vjen keq i nderuari Mbreti jonë! Kemi njerëz që na drejtojnë që nuk janë të interesuar fare për historinë e Shkodrës se ju interesojnë gjëra të tjera që ju duken shumë më të rëndësishme. Kjo sepse ne kemi shumë personalitete të nderuarar që kanë bërë për Shkodren dhe çdo shesh do duhej të mbushej me monumente, po deshëm të fillonim me ju se me ju fillon historia e Shkodrës. Ne kemi projektin, kemi skulptorë të talentuar, kemi dashamirësinë e gjithë klasës intelektualedhe popullit të Shkodrës për t ju vënë ju aty ku e meritoni por as nuk e diskutojnë, as japin miratim apo pëlqim ato që e kanë në dorë këtë gjë sepse historia është diçka që si duket i lëndon, nuk u intereson .

Ju nuk keni si ta dini por me ndihmen e disa intelektualëve, dashamirësve dhe patriotëve u ngrit monumenti i Teutës në rrugen Shëngjin -Velipojë. Kur e kam vizituar jam habitur sa njerëz vinin ta vizitonin, me një krenari të ligjshme të qenurit trashëgimtarë të ilirëve. Dhe kemi se çfarë t ju tregojmë edhe të huajve si i respektojmë figurat tona legjendare te trashëgimisë së gjakut.

Do doja të jetoja për të parë diten kur në hyrje të Shkodrës të ngrihet krenar monumenti i MBRETIT TONË ILIR GENTIT

Por sot për sot po kënaqem me pamjen imagjinare që më jep GTP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...