Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Publikuar me datë:

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të dielë duke u ngjitur në bjeshkë, një aktivitet që e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”. Në video, Haradinaj tregon se ka arritur majën e Rupës.

Deputeti i Aleancës shfaqet në pamje i rrethuar nga një grup të rinjsh. Gjatë ngjitjes, ai mban një flamur të UÇK-së, ku lexohen fjalët “Heronj të luftës”. Pranë logos së UÇK-së në flamur janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ndërkohë, për mbrëmjen e së dielës është paralajmëruar një tjetër tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Qytetarët do të mblidhen atje për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila ka dënuar ish-krerët e UÇK-së me një total prej 81 vitesh burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...