Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Sinë të Dibrës.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej duke peshkuar në lumin Drini i Zi, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes, kontakti me rrymën ka rezultuar fatal.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, me inicialet E. K., është nxjerrë nga lumi dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

