Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, raporton gazetari Enver Doçi.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Trupi i 22-vjeçares po dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të mbytjes.

