Bie zjarr në landfillin e Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Publikuar me datë:

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, duke ngritur dyshime se është një akt i qëllimshëm. Flakët janë përhapur në të gjithë territorin e fushës së mbetjeve, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Raportet e para tregojnë se ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në zonë; gjatë dy muajve të fundit, zjarri është shfaqur disa herë në këtë vendgrumbullim.

Aktualisht, nuk ka raportime që banesat pranë vendgrumbullimit të jenë të rrezikuara, edhe pse flakët vazhdojnë të jenë aktive. Për shkak të vështirësive që vijnë nga natyra e mbetjeve, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është problematike. Në terren është dërguar edhe një fadromë që po synon të mbulojë mbeturinat me dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Kjo metodë konsiderohet një nga mënyrat më efektive për të izoluar vatrat dhe vendosur situatën nën kontroll. Ekipi i zjarrfikësve ndodhet në vendngjarje, duke mbajtur nën vëzhgim zhvillimet dhe duke ndërhyrë për të ndalur zgjerimin e flakëve.

Zona përreth është mbuluar nga një re e trashë tymi, e cila në varësi të erës, është shpërndarë në drejtim të Kamzës dhe Mamurrasit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve lokalë.

Shkaqet e zjarrit do të qartësohen pas hetimeve, ndërsa sipas të dhënave të para, mbetet i fortë dyshimi se zjarri është ndezur me qëllim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...