Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Publikuar me datë:

Identiteti i tre personave, mbetjet e të cilëve u zbuluan kohët e fundit në varrezat masive në Zubin-Potok, është bërë i ditur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pranuar tre raportet e para të ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Këto raporte janë përpiluar nga mostrat e eshtrave të nxjerra nga varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë.

Kurtit sqaroi se viktimat ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, një grup që përbëhej kryesisht nga banorë të Skenderajt dhe Mitrovicës.

Këta persona ishin rrëmbyer dhe ishin zhdukur më 19 prill 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Kryeministri deklaroi: “Brenda më pak se dy muajve nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave”.

Identifikimi i mbetjeve mortore po vazhdon, ndërkohë që priten rezultatet e tjera të analizave të ADN-së për viktimat e tjera të gjetura në këto vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related