Përdhunoi gruan britanike në një rrugë të Londrës dhe më pas e kërkoi në spital, dënohet me 21 vite burg algjeriani

Publikuar me datë:

Algjeriani Salem Rekoud, 28 vjeç, është dënuar me 21 vite burg në Britani, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në perëndim të Londrës. Gjykatësi e cilësoi sulmin si jashtëzakonisht serioz dhe e përshkroi Rekoud si një rrezik për publikun. Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2024, në zonën e Chelsea-t. Sipas të dhënave të paraqitura në Gjykatën e Kurorës në Isleworth, Rekoud e gjeti gruan gjysmë të pavetëdijshme në një stacion autobusi dhe e tërhoqi zvarrë drejt një rrugice anësore, ku e përdhunoi mes makinave të parkuara.

Sulmi zgjati rreth 17 minuta. Gjatë kësaj kohe, viktima humbi dhe rifitoi disa herë vetëdijen, ndërsa Rekoud i kërkonte të heshtte. Gruaja pësoi 33 mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit, Rekoud telefonoi shërbimet e emergjencës, por prokuroria tha se ai u përpoq të mashtronte autoritetet duke dhënë informacione të rreme. Ai i tha një ndihmësmjeku se gruaja kishte pirë shumë alkool dhe më pas u paraqit në polici me një emër të rremë, duke u hequr si një person që po përpiqej të ndihmonte.

Por kamerat e sigurisë zbuluan se ai ndoqi ambulancën që transportoi viktimën në Spitalin Chelsea dhe Westminster. Rekoud hyri në spital dhe u pa duke lëvizur nëpër korridore e duke vëzhguar zonat e triazhit, në përpjekje për të gjetur gruan. Kur një punonjës i spitalit e pyeti se çfarë po bënte aty, ai u përgjigj: “Jam këtu për të gjetur dikë.”. Rekoud u arrestua nëntë ditë pas sulmit, pasi viktima kishte rifituar vetëdijen dhe ishte në gjendje t’u tregonte shpëtimtarëve dhe autoriteteve se çfarë kishte ndodhur.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik për arsye ligjore, foli në gjykatë për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike të sulmit. Në deklaratën e saj, ajo tha se ngjarja i kishte ndryshuar përgjithmonë jetën dhe se kishte kaluar një periudhë të rëndë psikologjike. “Ajo që ndodhi më ka shkatërruar jetën dhe unë nuk jam më i njëjti person”, tha ajo, duke treguar se kishte jetuar në një gjendje të vazhdueshme frike pas sulmit. Sipas dëshmisë së saj, ajo nuk mundi të shpëtonte pasi Rekoud i kishte kërkuar të heshtte dhe e kishte kapur nga qafa. Pas ngjarjes, ajo pati probleme të rënda psikologjike dhe iu desh të merrte trajtim në një njësi të shëndetit mendor.

Pas një gjyqi me juri, Rekoud u shpall fajtor për tre akuza përdhunimi dhe dy akuza për sulm seksual me penetrim dhe u dënua me 21 vite burg. 28-vjeçari kishte mbërritur në Britani në vitin 2023 me vizë turistike dhe, sipas çështjes gjyqësore, punonte si shpërndarës ushqimesh për Deliveroo, megjithëse nuk kishte të drejtë pune. Mbrojtja e tij argumentoi se Rekoud kishte qenë më parë një futbollist premtues dhe se kishte qenë pranë përzgjedhjes në ekipin kombëtar të Algjerisë, por një dëmtim në gju i kishte dhënë fund karrierës së tij.

  • angli
  • perdhunim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prej vitesh në gjendje të keqe, rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë

Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë është duke u rikonstruktuar...

“Marubi” sjell sërish në jetë “Pazarin e Vjetër të Shkodrës”

Pazari i Vjetër i Shkodrës, një element kyç i...

Vllaznia zhytet në krizë, Teuta i jep tjetër goditje kuqebluve

Vllaznia vazhdon të zhgënjejë edhe në javën e pestë...