Vrasja e Rexhep Ismailit/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosur mbeti Kostandin Vogli. Ky i fundit, ka deklaruar, se sherri me Viktor Ruçin ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.

Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve. Më tej, ai ka deklaruar, se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti. Vogli ka dhënë detaje edhe për natën e ngjarjes, ku thotë se kishte shkuar në lokal për tu sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli.

Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas. Gjatë përplasjes, viktima Rexhep Ismaili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj grupit të Tabakut, ndërsa më pas është qëlluar me pistoletë nga ky i fundit, duke humbur jetën në vend.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi Kostandin Vogli, i cili është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet është zbuluar se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, i cili është proceduar penalisht, ka fshehur armën zjarri automatike me të cilën qëlloi vëllai i ndjerë, së bashku me municion, e cila më pas është sekuestruar nga policia. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.Ky...