Pagat e magjistratëve/ SPAK nis marrjen në pyetje të zyrtarëve, e para dëshmon shefja e Thesarit

Publikuar me datë:

SPAK ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen, në një hetim ku janë administruar një sërë dokumentesh zyrtare. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anulluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.

Marrja në pyetje ka nisur me shefen e Thesarit, e cila është personi i parë që po dëshmon para hetuesve të SPAK. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related