Sarandë/ Përleshje me grushte e thika, dalin pamjet e sherrit me 3 të plagosur

Publikuar me datë:

Janë bërë publike pamjet nga konflikti që la të lënduar me thikë tre të rinj mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.

Incidenti ndodhi rreth orës 21:55, në një biznes të lagjes nr.1, pranë hyrjes së shëtitores në qytet.

Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur të rinjtë përfshihen fillimisht në një përplasje, të cilën më pas përshkallëzon dhe rezulton në plagosjen e tre prej tyre.

Të lënduarit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Elidon Shukulli, 24 vjeç, është dërguar në Tiranë për mjekim më të avancuar.

Policia ka vënë në pranga Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Eduard Bajrami, 19 vjeç. Ata po hetohen për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related