128 vite burg për shqiptarët, 107 për serbët/ Ky është bilanci i dënimeve nga gjykatat e Hagës

Publikuar me datë:

Katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan dje nga Gjykata Speciale me masa të rënda burgimi.

Vendimi, i cili ka ngjallur debate dhe reagime për shpallje të padrejtësisë, parashikon që Thaçi dhe Krasniqi të vuajnë nga 25 vjet burg secili, ndërsa Veseli është dënuar me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burg.

Ky dënim në instancën e parë vjen në një kohë kur numri i shqiptarëve të dënuar nga gjykatat lidhur me luftën e fundit në Kosovë është në rritje, në kontrast me dënimin e më të ulët të serbëve, të cilët ishin palë agresore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Evropa e Lirë në një infografikë, numri i përgjithshëm i viteve të burgut të shqiptuara ndaj shqiptarëve arrin në 128, ndërsa për serbët është 107.

Këto dënime janë dhënë nga gjykatat me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related