Bryan Gruda merr ftesën e Gjermanisë, mbyllen shanset për Shqipërinë

Publikuar me datë:

Futbollisti me origjinë shkodrane, Bryan Gruda, është përfshirë në listën e grumbullimit të kombëtares gjermane, duke marrë kështu një ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë.

Federata Gjermane e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku emri i Grudës është mes 44 futbollistëve të përzgjedhur. Megjithatë, ai nuk pritet të jetë në dispozicion për sfidat e para, pasi DFB e ka ndarë grupin në dy lista.

24 futbollistë do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjet e shtatorit, ndërsa 20 të tjerë, mes tyre edhe Gruda, do t’i bashkohen përfaqësueses në një fazë të mëvonshme. Kjo nënkupton se futbollisti shkodran pritet të jetë pjesë e Gjermanisë për ndeshjet e muajit tetor.

Në kalendarin e përfaqësueses gjermane janë përballje të rëndësishme në kuadër të Nations League, me Holandën, Greqinë dhe Serbinë.

Ftesa e Gjermanisë përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e Bryan Grudës, i cili tashmë e sheh veten pranë nivelit më të lartë të futbollit ndërkombëtar.

Me përfshirjen në grumbullimin e Gjermanisë, duket se mbyllet edhe mundësia që Gruda të zgjedhë në të ardhmen përfaqësuesen shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Grabitën me dhunë dy pika karburanti në Bulqizë, identifikohet njëri prej autorëve

Dy pika karburanti janë grabitur me dhunë gjatë natës...

Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave, narko-policia u sulet qytetarëve

Vijon që prej orës 9 protesta qytetare në Tiranë. Qytetarët...

DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare/ Uruguaji: Po depërtojnë në vendin tonë

DEA amerikane ka ngritur alarmin për zgjerimin e mafies...