“Neglizhencë skandaloze”, deputetja Koçeku: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për Kosovën, por kujtohen kur…

Publikuar me datë:

Deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit Marjana Koçeku, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se ka pasur nga Shqipëria deri tani një neglizhencë skandaloze për çështjen e Kosovës.

Duke folur për deklaratën pro UÇK-së që pritet të ketë në Kuvend, Koçeku u shpreh se kjo deklaratë bëhet tepër vonë dhe se nga shteti shqiptar ka pasur neglizhencë të vazhdueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë.

Sipas saj, mbrojtja e interesave të shqiptarëve kudo ata jetojnë duhet të jetë një prioritet absolut.

Marjana Koçeku: Kërkova fjalën në parlament që të flas si deputete e Kuvendit, për të kërkuar përgjegjësi për neglizhencën e parlamentit për çështjen e Kosovës. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën, por se ka neglizhuar.

Lidhjet tona me aleatët e mëdhenj si me Amerikën apo vende të tjera, nuk duhet të jenë vetëm për çështje politike, por për çështje kombëtare. Nuk mund të kemi zhvillim të Shqipërisë, nëse nuk mbrojmë lirinë e shqiptarëve kudo ata jetojnë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave, narko-policia u sulet qytetarëve

Vijon që prej orës 9 protesta qytetare në Tiranë. Qytetarët...

DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare/ Uruguaji: Po depërtojnë në vendin tonë

DEA amerikane ka ngritur alarmin për zgjerimin e mafies...

Përdhunoi 32-vjeçaren dhe i plagosi babanë, gjykata lë në burg dajën e Zegjine Çaushit

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest...

Bryan Gruda merr ftesën e Gjermanisë, mbyllen shanset për Shqipërinë

Futbollisti me origjinë shkodrane, Bryan Gruda, është përfshirë në...