Haga kuq e zi në pritje të verdiktit për ish krerët e UÇK-së! Policia u kërkon shqiptarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës Speciale

Publikuar me datë:

Qyteti i Hagës është mbushur përplot flamuj kombëtarë e shtetërorë në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mërgimtarë dhe qytetarë që kanë shkuar nga Kosova, kanë qëndruar aty edhe gjatë natës. Në mëngjes numri është shtuar, ndërsa mërgimtarët po këndojnë këngë patriotike. Verdikti do të shpallet nga ora 10:00. 

Ndërkohë Policia ka shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Një pjesë e familjarëve tashmë janë futur brenda objektit, ndërsa të tjerët, së bashku me përfaqësues të mediave, vazhdojnë të presin.

Policia që po kujdeset për rendin dhe sigurinë pranë objektit u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të largohen nga ndërtesa dhe të shkojnë në vendin e caktuar për tubim. Policia ka paralajmëruar se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t’u larguar, mund të përdoret edhe forca, informon RTK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related