Komisioni i Ligjeve i hap rrugë ndryshimeve për pagat e magjistratëve

Publikuar me datë:

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 8 vota pro nga anëtarët socialistë dhe 3 vota kundër nga deputetët demokratë ndryshimet ligjore që parashikojnë rritjen e pagave të magjistratëve. Ky miratim nen për nen i projektligjit i hap rrugë diskutimit dhe votimit përfundimtar të tij në seancën plenare të së enjtes.

Një seancë dëgjimore u zhvillua në komision me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, të cilët u ftuan me kërkesë të Partisë Demokratike dhe me pëlqimin e mazhorancës. Përfaqësuesit shprehën kundërshtimin ndaj propozimit të qeverisë sa i përket formulës për rritjen e pagave.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaroi në komision se nuk e mbështet formulën e mazhorancës. Të njëjtin pozicion mbajti dhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Më i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij ishte kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha. Ai vuri në dukje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i panegociueshëm.

Edhe opozita shprehu kundërshtinë ndaj draftit, duke kërkuar rrëzimin e tij dhe duke kritikuar qeverinë për mënyrën se si është përcaktuar skema e pagave për magjistratët.

“Këtu jemi përpara një krize kushtetuese të shkaktuar nga ekzekutivi, nga qeveria. Ua kemi paralajmëruar këtë gjë 10 vite më parë. Nuk jeni në gjendje të caktoni një hierarki pagash. Ligji duhet të rrëzohet”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ishte i pranishëm në mbledhje, vuri theksin tek vonesa e Kuvendit për miratimin e formulës së re, por shprehu bindjen se drafti i propozuar nga mazhoranca ofron një zgjidhje për situatën e krijuar.

“Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut, kjo është një gjë që nuk ka nevojë të justifikohemi. Dua të them një gjë shkoqur, nuk besoj se vonesa e Kuvendit të sillte përplasje mes pushteteve”, u shpreh Gogu,

Debati mbi rritjen e pagave për magjistratët nisi pasi Kuvendi nuk arriti të miratojë formulën e re deri më 31 korrik, siç kërkonte Gjykata Kushtetuese.

Pas përfundimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që duke filluar nga 1 gushti, paga referuese të jetë 222,425 lekë, me një shtesë prej 14,000 lekësh për kualifikimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga janari 2027, dyfishohet bonusi mujor për pensionistët

Duke filluar nga 1 janari 2027, pensionistët do të...

Akuzat për përdhunim ndaj një gruaje nga daja i saj, reagon Zegjine Çaushi

Deputetja Zegjine Çaushi ka reaguar pas akuzave të bëra publike ndaj dajës së saj, i cili akuzohet nga një grua për përdhunim dhe dhunë. Në reagimin e saj, Çaushi ka theksuar se përgjegjësia për veprimet e një personi është individuale dhe se çështja duhet të zbardhet nga drejtësia. Ajo shprehet se është e rëndësishme që […]

Britani/ Infermierja vrau 7 foshnja, maternitetet pajisen me kamera

Një nga skandalet më të mëdha që ka tronditur...