Ndriçim Shtubina merr drejtimin e Besëlidhjes, debutimi ndaj Bylisit…

Publikuar me datë:

Besëlidhja ka zgjedhur zgjidhjen e përkohshme për stolin pas largimit të Elvis Plorit. Ndriçim Shtubina, deri tani pjesë e stafit teknik në rolin e zv/trajnerit, do të drejtojë ekipin lezhjan në ndeshjen e radhës ndaj Bylisit.

Ish-futbollisti i Vllaznisë ka nisur menjëherë punën me skuadrën, duke përgatitur ekipin për transfertën e Ballshit. Për Shtubinën, kjo do të jetë edhe ndeshja e parë në drejtimin e Besëlidhjes nga pankina.

Ndryshimi vjen pas një nisjeje të vështirë të sezonit për lezhjanët, të cilët kanë pësuar dy humbje në dy javët e para të kampionatit. Besëlidhja kërkon të reagojë sa më shpejt, ndërsa Shtubina do të ketë detyrën për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Përballja me Bylisin do të luhet këtë të mërkurë në Ballsh, në orën 16:00. Besëlidhja do të synojë pikët e para të sezonit në një transfertë që pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën lezhjane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia dënon kërcënimin ndaj gazetarit Osman Stafa

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas kërcënimit...