Marjan Ndershtiqaj zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër: “Një përgjegjësi e re për t’i shërbyer qytetit”

Publikuar me datë:

Marjan Ndershtiqaj ka nisur detyrën e re si zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, pas angazhimit të tij në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndershtiqaj ka ndarë edhe një mesazh falënderimi për kolegët me të cilët ka punuar gjatë periudhës në këtë institucion, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe eksperiencën e fituar.

Duke folur për detyrën e re, ai shprehet se e konsideron atë një përgjegjësi të rëndësishme dhe një mundësi për të kontribuar më tej në qytetin e Shkodrës.

“Një përgjegjësi e re, një sfidë e re dhe mbi të gjitha, një mundësi e re për t’i shërbyer Shkodrës. Me të njëjtin përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet, do të jap më të mirën time në këtë detyrë të re”, shkruan Ndershtiqaj.

Ai shton se puna për Shkodrën, sipas tij, lidhet jo vetëm me të tashmen e qytetit, por edhe me historinë dhe të ardhmen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia dënon kërcënimin ndaj gazetarit Osman Stafa

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas kërcënimit...

Ndriçim Shtubina merr drejtimin e Besëlidhjes, debutimi ndaj Bylisit…

Besëlidhja ka zgjedhur zgjidhjen e përkohshme për stolin pas...