Anadolu: Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës, kërkohet dorëheqja e Ramës

Publikuar me datë:

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestat antiqeveritare, ndërkohë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu.

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, ka organizuar protestën kombëtare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht protestuesit u mblodhën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës.

Gjatë protestës nuk pati fjalime nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa protestuesit marshuan edhe në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke përdor edhe koktej molotovi dhe fishekzjarrë pranë selisë së Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, gjatë marshimit të protestuesve filluan edhe tensionet, pasi forcat e policisë nuk kanë lejuar protestën para selive të ministrive, duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.

Gjithashtu u shënuan edhe përplasje mes disa deputetëve dhe protestuesve nga njëra anë dhe forca të policisë nga ana tjetër.

Për protestën u angazhuan qindra forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore.

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, ndërkohë që kanë paralajmëruar vijimin e protestave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Përtej rezultateve në fushë dhe objektivave të mëdha të...

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi

Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e...

Tirana “zhduk” këndet e lojërave, mbytet nga betoni

Tirana nuk ka më kënde lojërash, pasi një pjesë...

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për...