Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Publikuar me datë:

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e arratisjeve nga burgjet dhe ka analizuar profilin e Alket Rizait. Ai vë në dukje se arratisjet e bujshme me helikopter kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në protokollet e sigurisë të burgjeve në Evropë, ku është marrë masa për të instaluar rrjeta të posaçme sipër ambienteve të ajrimit, me synimin të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të ngjashme.

“Masat që u morën në rang evropian ishin vendosja e rrjetave të sipërme në ambientet e ajrimit. Ne nuk e kemi pasur këtë përpara. Ne tani e kemi vendosur më shumë për dronët, por helikopteri nuk është një gjë e pamundur edhe te 313 ose në burgje të tjera, sidomos në ato që kanë sheshe të hapura ku mundësia për të vajtur me një helikopter privat është e madhe. Standardet dhe rregullat e sigurisë mbi sigurinë kanë ndryshuar në nivel evropian”.

Karamuço tregon se burgu ku mbante dënimin Rizai përshkruhej nga kushte tepër të vështira, por në të njëjtën kohë kishte hapësira që lejonin lehtësisht një ndërhyrje me helikopter për një arratisje të mundshme.

“Koridhalosi ishte burgu ku u arratis Alket Rizaj. Është burgu më famkeq ku shkelen çdo ditë të drejtat e njeriut. Ka një mbingarkesë të jashtëzakonshme.

Të gjithë këta komisionerë të të drejtave të njeriut, qoftë të OKB-së apo Këshillit të Evropës, kanë thënë që aty ka një torturë ç’njerëzore mënyra se si trajtohen, jo vetëm shqiptarët.

Është në zonën e sipërme të Pireut, pra nuk është tamam në Athinë. Dhe ishte një burg me një sipërfaqe të madhe që kishte shumë afër një helioport, nëpërmjet të cilit helikopteri mbërriti shumë shpejt. Sepse është edhe problemi i interceptimit: Ku po fluturon? Pse fluturon kaq ulët? e të tjerë. Ai e bëri shumë shpejt xhiron, u ul. Ndërkohë që Alket Rizajn po e merrnin, qëlloheshin kullat e vrojtimit të policisë dhe çdo gjë mbaroi.

Po edhe në këtë rast, shërbimet sekrete greke hetuan policinë sepse dyshonin që ishin marrë lekë diku për të favorizuar këtë arratisje. Dhe sigurisht aty u pa dhe një lidhje e tij e ngushtë me botën kriminale greke, sepse ai u ndihmua së bashku me një kryemafioz grek të asaj kohe”, tha Karamuço.

Më tej, eksperti shton se autoritetet greke kanë ngritur post-blloqe masive në autostrada dhe po kontrollojnë mjetet lundruese. Sipas Karamuços, kthimi ose kapja e tij nga policia greke është vetëm çështje kohe.

“Ai nuk është shumë i sigurt jashtë burgut sepse ka dhe grupe rivale të cilat kanë kërkuar prej kohësh kokën e tij. Megjithatë është çështje kohe përpara se ai të rikthehet.

E gjithë Greqia është në një alarm të madh tani sepse kufijtë po kontrollohen, ka post-blloqe në Athinë dhe në qytete të tjera kryesore, sidomos në autostradën drejt Selanikut. Mendohet se mund të shkojë në Lindjen e Mesme me anije lundrimi, meqë janë me mijëra anije në Greqi dhe mund të jetë i fshehur në to. Kishte një sërë alternativash se si ai person mund të largohet dhe të shkojë në një vend të sigurt.

Megjithatë unë mendoj që do të kthehet shumë shpejt. Policia greke ka një qasje tjetër të sigurisë, interceptimit dhe inteligjencës të cilën ne nganjëherë duhet ta ndjekim sepse është goxha e fortë”, tha Ervin Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]