Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Publikuar me datë:

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta lidhur me mënyrën e qëndrimit të tij gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Sipas vendimit të shpallur sot, Meta nuk do të qëndrojë më i izoluar pas ndarëses prej xhami në sallën e gjyqit, por do të ketë mundësi të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancave.

Vendimi vjen pas një beteje disa mujore të mbrojtjes, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e Metës në “kafaz të qelqtë”, duke argumentuar se kjo mënyrë organizimi e vështirëson komunikimin e drejtpërdrejtë me mbrojtësin dhe prek dinjitetin e të pandehurit.

Në orën 15:30 do shqyrtohet kërkesa tjetër e Metës për masën e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related