Braktisi PS për protestën! Deputetja Marjana Koçeku tregon nëse ka pasur kontakte me Ramën

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila më herët ka qenë pjesë e kampit socialist, ka treguar detaje nga seanca e parë plenare e Kuvendit, duke folur edhe për marrëdhëniet me ish-kolegët e saj në Partinë Socialiste. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Koçeku u pyet nëse ka pasur kontakte me kryeministrin Edi Rama apo figura të tjera të PS-së pas shkëputjes së saj nga ky kamp politik. Koçeku tha se seanca e parë plenare ishte formale dhe e shkurtër, ndërsa jashtë Kuvendit vijonte protesta e aktivistëve të “flamingove”.

Duke folur për qëndrimin e saj në Kuvend, Koçeku u ndal edhe te reforma territoriale, duke theksuar se ka qenë pjesë e komisionit përkatës dhe se që në seancën e parë ka kërkuar më shumë vëmendje për bashkitë dhe njësitë e vogla. Sipas saj, qytetarët duhet të jenë në qendër të çdo reforme, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi efektin që kanë ndryshimet nëse nuk u shërbejnë komuniteteve. E pyetur konkretisht për kontaktet me ish-kolegët socialistë, Koçeku tha se nuk ka pasur komunikime me asnjë prej figurave të PS-së.

“Kur kam hyrë në parlament, seanca e parë ishte formale. Ku i është komunikuar nga kreu i Kuvendit, se çfarë na pret këtë sesion. Seanca ishte e shkurtër. Jashtë seancës kishte dhe protestë aktive nga protestuesit e flamengove, dhe kështu u mbyll ai aktivitet. Jam dhe më komode se më përpara. Kam qenë pjesë e komisionit për reformën territoriale. Që në seancën e parë e kam vënë theksin te vëmendja e shtuar te bashkitë dhe njësitë e vogla. Duhet të kishte pasur më shumë konsultime dhe transparencë për komunitetet. Nëse ato reforma nuk iu shërbejnë komunitetet, atëherë për çfarë shërbejnë?! Qytetarët nuk dihen të përfaqësuar. Nuk kam pasur asnjë komunikim me asnjë figurë të PS.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...