Ola: Do zhgënjehem nëse publiku më mban brenda

Publikuar me datë:

Pas debatit të fortë që trazoi atmosferën në “Ferma VIP”, Ola ka reflektuar publikisht për sjelljen e saj, duke pranuar se reagimet e fundit mund të kenë krijuar energji negative te publiku dhe banorët e tjerë. Gjatë Prime-t të sotëm, ajo u shpreh se do të zhgënjehej nëse publiku do ta mbante ende në garë, në rast se perceptohet si një figurë që nuk ka dhënë shembullin e duhur.

“Nëse unë u kam dhënë enegji negative njerëzve, do zhgënjehesha nëse do më mbanin. Dua që nga këtu të dalin figura të pastra e të japin një shembull. Unë nuk e kam bërë. E kam çuar veten në atë pikë që të më gjykojnë dhe nuk mund tu kthej përgjigje. Kur bën keq, të vret”, tha Ola.

Situata e krijuar ka sjellë reagime edhe nga fermerët e tjerë, të cilët kanë komentuar tensionin e ditëve të fundit dhe gjendjen emocionale të Oles.

“Jam ndjerë shumë keq dhe e kam shprehur. Nuk jam ndjerë mirë për situatën. Ola ka shumë vlera dhe mund ti shpreh”, tha Sara.

Ndërkohë, Soni u shpreh se edhe vetë Ola e ka kuptuar gabimin e saj dhe po përballet me pasojat emocionale të situatës.

“Edhe vetë e ka kuptuar që ishte njjë reagim i gabuar. E rëndon përballja me situatën dhe me familjen”, deklaroi Soni.

Nga ana tjetër, Moza tha se po pret vendimin e publikut për të vendosur nëse do të ketë një përballje apo jo me Olën.

“Po pres vendimin e publikut dhe nëse qëndron do shoh mundësinë për të folur. Nëse nuk krijohet, do e shmang”, tha Moza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...