Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi! Shoqërohen 10 aktivistë, tubimi transferohet te komisariati nr.1

Publikuar me datë:

Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën. Mësohet se pas përplasjes me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 10 persona.

Bëhet fjalë për shtetasit; Visuar Dalipi; Marjo Reka; Asllan Dogjani; Krenar Kurti; Ermelind Kuka; Artan Daçi; Besnard Kaini; Arnold Çupani; Ilir Muzhaqi dhe Endri Neziraj.

Po ashtu raportohet se të shoqëruarit janë dërguar në komisariatin nr.1. Pas këtij episodi, aktivistët e kanë transferuar protestën e tyre para Komisariatit nr. 1 ku edhe po qëndrojnë aktualisht. Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve, ndërsa akuzojnë policinë për dhunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related