Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C, ja si do të variojnë vlerat në të gjithë vendin

Publikuar me datë:

Ditën e sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31°C në zonat bregdetare. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk priten reshje, ndërsa era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare.

Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 31°C, ndërsa në vendet e ulëta pritet të shënohen vlera nga 15°C deri në 30°C.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 25°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore pritet që për momente të jetë e fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related