Benet Beci uron besimtarët për Natën e Shënkollit të Majit: “Paqe dhe mirësi në çdo familje”

Publikuar me datë:

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka përcjellë mbrëmjen e sotme një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët katolikë që kremtojnë Natën e Shënkollit të Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me imazhin e kishës simbol të Thethit, Beci ka vlerësuar rëndësinë e kësaj feste për krahinat e veriut dhe mbarë Shkodrën.

Mesazhi i plotë i Benet Becit:

“Gëzuar Natën e Shënkollit të Majit! Një natë e shenjtë për besimtarët katolikë në Dukagjin, Malësi e Madhe dhe gjithë Shkodrën. Lutja, drita dhe besimi mbushin çdo shtëpi e zemër në këtë natë të veçantë. Zoti bekoftë familjet tuaja dhe sjelltë paqe, shëndet e mirësi për të gjithë!”

Pse festohet Shënkolli i Majit?
Kjo festë, e njohur ndryshe edhe si Shënkolli i Verës, përkon me datën 9 maj (nata e së cilës kremtohet sot) dhe lidhet me transferimin e relikteve të Shën Kollit (Shën Nikollës). Është një festë mjaft e ndier veçanërisht në zonat e Dukagjinit dhe Malësisë, ku tradita e festimeve mbledh familjet në harmoni dhe besim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...