Si paraqitet situata me flakët në Shqipëri?! 32 vatra zjarri në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 1 vijon aktive

Publikuar me datë:

32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa situata paraqitet ndjeshëm më e përmirësuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 28 vatra janë shuar plotësisht, 3 vijojnë të jenë nën mbikëqyrje, ndërsa vetëm një vatër mbetet aktive.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale, të mbështetura nga 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 92 efektivë, 10 mjete, një dron dhe një autoambulancë. Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës së djeshme ndërhynë edhe 33 efektivë të Forcave të Armatosura, është shuar. E fikur rezulton edhe vatra në Malin me Gropa.

Në Qarkun Dibër, vatrat në Lundre-Madhesh të bashkisë Mat, në Cerrujë të Klosit dhe në Selishtë vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk paraqet asnjëra rrezik për zonat e banuara. Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, e ardhur nga territori i bashkisë Mat. Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e mjeteve, por edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër janë shuar vatrat në Porav, Rragam dhe në malin e Tërbunit. Të shuara janë edhe vatrat e raportuara në Fier-Mallakastër, Elbasan dhe Korçë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Forcat dhe kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...