Policia gaz dhe ujë drejt protestuesve, Noka: Viktima të pushtetit! Marshimi ynë i ligjshëm

Publikuar me datë:

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa policia ka ushtruar dhunë të ndaj qytetarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët po protestonin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese e protestës. Ai akuzoi urdhëruesit e ndërhyrjes policore, duke thënë se efektivët e thjeshtë janë “viktima të pushtetit”.

Noka u bëri thirrje policëve që të mos zbatojnë urdhra politikë dhe të bashkohen me qytetarët.

Ai theksoi gjithashtu se protesta do të vazhdojë dhe se opozita nuk do të ndalet.

Noka: Marshimi ynë është i ligjshëm. E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e këtyre. Këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë s’e ndal dot marshimin tonë. Asgjë.

Ne i bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët sepse këto janë, këta janë po aq të vjedhur sa ç’ janë çdo çdo qytetar shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Milinda, nga Belinda. Këta, këta luftojnë dhe punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Milinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë në përballje me motrat dhe vëllezërit e tyre. Ndaj unë po i bëj thirrje, ta hapin rrugën, mos t’i shërbejnë Skënder Ballukut… por t’i shërbejnë ligjit. 

Pa diskutim, marshimi në bulevard… marshimi është i pandalshëm… 

Sepse, është emëruar drejtor Skënder Hitaj apo Skënder Balluku. Dhe do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka po avash-avash, Skënder Hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalojnë. Ai është kamikaz, kamikazi politik i regjimit dhe ta harrojë se mund të ndalojë opozitën në përballje me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

Planet për ndërtimin e resorteve luksoze në Zvërnec dhe...

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën

Një incident i rëndë ka ndodhur sot gjatë takimit...

A keni parë ndonjëherë bukë në ëndërr? Ja çfarë domethënie ka

Nëse shihni bukë në ëndërr , atëherë sipas Onirokritis...