Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”/ GJKKO cakton masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masat e sigurisë për tetë të dyshuar të arrestuar, të akuzuar se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga qytetarë të vendeve të Bashkimit Evropian përmes call center-ave.

Robert Gjura, Gerti Shega dhe Erjon Palaj janë lënë nën masën “arrest në burg”. Ndërkohë, Eleni Jorgji, Klaudia Balla dhe Ilir Golemi do të qëndrojnë në “arrest në shtëpi”, ndërsa Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe janë vendosur në “detyrim paraqitje”.

Sipas njoftimit të SPAK, operatorët e call center-it i telefononin qytetarëve europianë për t’i joshur që të investonin në tregjet ndërkombëtare financiare, duke i udhëzuar të depozitonin para në platforma të rreme. Paratë transferoheshin në llogari bankare europiane, e më pas humbnin gjurmët përmes transfertave të shpeshta ose duke u kthyer në kriptovaluta.

Anëtarët e këtij rrjeti përballen me akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në kuadër të të njëjtit hetim, më parë janë ndaluar edhe persona të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dy episode të jetës...

Universiteti i Shkodrës përgatitet për akreditimin e 41 programeve të studimit

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur përgatitjet për...

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite njoftuan të premten se kishin eliminuar një...