Kontrabandë në Durrës, arrestohet 46-vjeçari, sekuestrohen cigare dhe fishekzjarrë

Publikuar me datë:

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi në dyqanin e tij në lagjen nr. 14 janë gjetur qindra paketa me cigare dhe fishekzjarrë të dyshuara të kontrabanduara.

I arrestuari është shtetasi R. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se tregtonte mallrat dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tyre.

Gjatë kontrollit në biznes u sekuestruan cigaret dhe fishekzjarrët, ndërsa ndaj 46-vjeçarit janë ngritur disa akuza që lidhen me kontrabandën, fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave e tatimeve.

Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e procedurave ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Finalizohet operacioni i koduar “Illegality”.   

Zbulohet një dyqan ku shiteshin mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.  

Vihet në pranga pronari i dyqanit, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga shitja e mallrave.  

Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe fishekzjarrë, të dyshuara të kontrabanduara.  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, finalizuan operacionin e koduar “Illegality”. 

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në dyqanin e shtetasit R. D., në lagjen nr.14, Durrës, ku nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se shiteshin fishekzjarrë dhe cigare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.   

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë pronari i dyqanit, shtetasi R. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related